4 të vërteta që duhet të mësojnë një herë e mirë ata që vuajnë apo janë prekur dikur nga depresioni

4 të vërteta që duhet të mësojnë një

Njohja e këtyre 5 të vërteta do t’ju ndihmojë ta pranoni atë si pjesë të jetës suaj dhe ta kuroni më lehtë.

1. Depresioni nuk është faji juaj

Është gabim të fajësosh veten për depresionin. Realiteti është se sëmundjet mendore nuk janë shkak i dështimit personal. Sëmundja mendore zakonisht shkaktohet nga një mungesë ekuilibri kimik në tru. Ky mosbalancim kimik është shpesh gjenetik, por mund të shkaktohet edhe nga trauma.

2. Të pranosh që jeni në depresion nuk është një shenjë e dobësisë
Ndërgjegjësimi është pika fillestare për trajtimin e gjithçkaje në jetën tonë. Duke qenë të vetëdijshëm është hapi i parë drejt zgjidhjes së problemit. Të pranosh veten se po jeton me depresion është hapi i parë për pranimin e të vërtetës.

3. Njerëzit reagojnë në mënyrë të gabuar, sepse nuk dinë se si të sillen
Nëse jeni sëmurë, njerëzit shfaqen në shtëpinë tuaj me lule e gatime. Nëse vuani nga depresion, njerëzit priren të zhduken. Miqtë, të afërmit nuk do t’ju pranojnë për atë që jeni dhe do të përiqen t’ju ndreqin. Falini, sepse nuk dinë si të sillen dhe gabojnë pa e ditur. Njerëzit reagojnë negativisht për arsye të ndryshme.

4. Bërja e paqes do t’ju bëjë të ndiheni vërtetë më mirë

Vetëm duke pranuar plotësisht se kush jemi dhe atë me të cilën po jetojmë, mund të fillojmë procesin e shërimit. Kombinimi i njohurive dhe përvojës personale do t’ju ndihmojë drejt rrugës së kurimit. Bërja e paqes me depresionin tuaj në një botë ku sëmundja mendore është ende kaq e stigmatizuar mund të jetë shumë sfiduese, por a mund të imagjinoni se çfarë do të ndodhte, të zgjoheshit një mëngjes  duke e ditur se depresioni juaj nuk do t’ju kontrollojë më, por ju do ta kontrollonit atë?

Ngjarja paraprake

SHBA regjistron 236.562 raste të reja me COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Manchester United – Aston Villa, formacionet zyrtare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian