4 të shëruar dhe asnjë rast i ri me Covid-19 sot në Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, katër persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është konfirmuar nga ana e Insitutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent të Komunës së Malishevës.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 800 raste, prej tyre 723 janë shëruar, 46 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 31 raste.

Ngjarja paraprake

​Mërgim Berisha po shkëlqen në Austri me RB Salzburg-un

Ngjarja e ardhëshme

Tash e tri ditë banorët e Arbërisë thonë se janë pa ujë, KRU “Prishtina” dërgon ekipet ku është dëmtuar gypi i ujësjellësit

të fundit nga