4 mitet më të mëdha rreth burrave që nuk duhet t’i besoni më

1. “Burrat s’janë emocionalë”

Eshtë e vërtetë që shpesh ata përpiqen t’i fshehin emocionet e tyre në publik, por kjo s’ka lidhje me të mos qënit emocional. Jo gjithmonë dinë t’i shprehin siç duhet ose shpesh i vendosin vetes barriera dhe nuk tregojnë nevojat e tyre të vërteta emocionale. Në shumicën e rasteve, nevoja për lidhje emocionale përkthehet në forma të tjerë ku seksi është sigurisht i përfshirë.

2. “Burrat nuk duan intimitet prej vërteti!”

Sigurisht që duan të kenë marrëdhënie të ngushtë dhe intime me miqtë apo partneren, por shpesh nuk kanë eksperiencën dhe gjuhën e duhur për ta kërkuar këtë në mënyrë të drejtë.

Sërish, është seksi forma përmes të cilës zgjedhin të shprehin afërsinë, të qënit intim dhe për të treguar ndjesitë e tyre të vërteta. Seksi është i vetmi akt që i lejon burrat të jenë vulnerabël për të treguar fiks ndjeshmërinë e tyre ndaj partneres, nëse e kanë të vështirë ta shprehin me fjalë apo përmes gjesteve të tjera.

3. Burrat janë më të përqendruar seç duhet në seks

Burrat dhe gratë kanë mënyra të ndryshme për të shprehur lidhjen e tyre me njëri-tjetrin. Në përgjithësi, gratë e shprehin lidhjen e tyre përmes marrëdhënies së krijuar. Burrat e bëjnë këtë përmes seksit.

Kërkimet zbulojnë se ne zakonisht ndalojmë së prekuri djemtë kur ata arrijnë moshën 8 vjeçare dhe i mësojmë ata të refuzojnë aksesin ndaj ndjenjave, emocioneve dhe fjalorit emocional, sepse këto konsiderohen “tepër femërore”. Ata përfundojnë duke shprehur vetveten përmes seksit, dhunës, sporteve ose punës.

Terapistët duhet t’i ndihmojnë burrat të zbërthejnë atë që ata kërkojnë në seks, në një gjuhë emocionale. Edhe ata e duan këtë, por shpeshherë nuk dinë si t’i plotësojnë nevojat e tyre në ndonjë mënyrë tjetër, përveç seksit.

4. Nëse një burrë nuk ka ereksion, ai s’e do partneren e tij

Ky është një keqkuptim i zakonshëm midis grave. Në pjesën më të madhe, gruaja është problemi i fundit. Ai mund të ketë humbur fokusin e tij erotik për arsye të shumta – duke pirë shumë, duke menduar shumë për punën ose financat, moshën e tij, problemet shëndetësore, ose mund të ketë edhe çështje të patrajtuara të abuzimit seksual.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Elda Gjoka: Shoh gra të zgjedhura në bord që vetëm janë pjesë e matematikës e jo lidership në KOK, që nga zv. presidentja…

Story i radhës

Blinken në G20 do të kërkojë zhbllokimin e eksporteve të Ukrainës

Të fundit nga