360 raste aktive me COVID-19 në Gjilan

Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Në takim u bë e ditur se Gjilani aktualisht ka 360 raste aktive me COVID-19.

Ndërkaq ka dalë apeli për qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 14773 mostra, 4174 kanë rezultuar pozitivë, 3699 janë shëruar, 115 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 360 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 82 persona dhe 144 mostra në pritje për rezultat.

Ngjarja paraprake

​537 tiketa për mosrespektim të ligjit Covid-19

Ngjarja e ardhëshme

Somali, rreth 2,5 milionë personave u nevojitet ndihmë humanitare

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian