35 të vdekur dhe 41 raste aktive me COVID-19 në Malishevë

Nga Komuna e Malishevës kanë bërë të ditur se deri tani 35 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Nga kjo komunë është thënë se gjithsej 555 persona janë infektuar me këtë virus, ndërsa 41 raste me të janë ende aktive.

“Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është paraqitur rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 555 raste, prej tyre 479 janë shëruar, 35 kanë vdekur dhe aktiv me COVID-19 janë edhe 41 raste”, thuhet nga kjo komunë.

Ndërsa, sot në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona të cilët kanë qenë të prekur me COVID-19, janë shëruar, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 5 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publik.

Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste Llazicë dhe nga 1 rast në Plloqicë, Astrazup dhe Damanek.

Ngjarja paraprake

Prinë komuna e Prishtinës me numrin më të madh të infektuarve

Ngjarja e ardhëshme

Interi udhëheq garën për transferimin e Origit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian