341 intervenime te zjarreve vetem ne muajin korrik 66abc373dd95f

341 intervenime të zjarreve vetëm në muajin korrik

August 1, 2024
1 minut lexim

Në javën e fundit, vendi po përballet me një rritje të numrit të intervenimeve të zjarrit nga zjarrfikësit në fusha malore.

Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Mal Gashi, ka bërë të ditur se për muajin korrik janë regjistruar gjithsej 341 intervenime, ku 44 prej tyre kanë qenë në mbeturina, 59 në bare të thatë, 12 intervenime normale dhe 77 në hamullore.

“Është një rritje drastikisht e madhe”, ka thënë komandanti Gashi.

Ai ka theksuar se për këto lloje të zjarreve ende nuk është konstatuar ndonjëherë se janë shkaktuar nga temperaturat e larta, duke theksuar se faktorët njerëzorë janë shkaktarët kryesorë.

“Nuk domethënë se ata qëllimisht po e ndezin zjarrin për të shkaktuar dëme të tjera, por është bërë një lloj praktike që ato mbetjet që mbesin pas korrjeve të shiut si duket po e shohin ndezjen e tyre, pa llogaritur që mund të shkaktohen dëme të madhe”, ka theksuar ai.

Komandanti Gashi gjithashtu ka thënë një mungesë të zjarrfikësve në kryeqytet.

“Me regjistrimin e fundit në bazë të banorëve, Prishtina së paku duhet t’i ketë së paku 150 zjarrfikës, sot i ka 74”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

tre amerikane ne mesin e te liruarve nga burgjet ruse ne nje kembim te madh te burgosurish 66abc36d956d3
Story i mëparshëm

Tre amerikanë në mesin e të liruarve nga burgjet ruse në një këmbim të madh të burgosurish

e gjithe bota po cuditet kjo ishte arsyeja qe boksierja u terhoq per 45 sekonda 66abc5867b675
Story i radhës

E gjithë bota po çuditet, kjo ishte arsyeja që boksierja u tërhoq për 45 sekonda

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë