33 vjet të LDK-së, në shërbim të kauzës nacionale të Dardanisë antike-Kosovës

Pas shëmbjes së Murit të Berlinit dhe rënjes se perdes së hekurt, zhbërja e konjuktures së quajtur Jugosllavi ishte e pashmangshme, kur kërcënimi i popujve të saj, vinte nga ana e hegjemonizmit serbo-madh dhe nacional-shovenizmit serb, fatin e pambrojtur të shqiptarëve n’ish Jugosllavi dhe saktësisht të  Kosovës, e mori mbi supe elita intelektuale e Kosovës, duke sanksionuar me krijimin e levizjes nacioanle për liri & pavarësi, të quajtur LDK, në krye me arkitektin e saj, presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova!

LDK, ngjizje e idealeve për liri dhe identitetit nacional të Kosovës!

Në një kontekst historik, pikërisht me 23 dhjetor 1989, lindi LDK si sinergj e ndërgjegjës kolektive nacionale ; gjakim i trurit të kombit në njërën anë, dhe ndjenjës për sakrificë sublime në anën tjetër, për t’a bërë realitet aspiratën shekullore të Dardanisë Antike-Kosovës.

Urime dhe gëzuar, përvjetori i 33-të ; LDK, LDK-istë dhe Rugovistë t’palekundur.

33 vjet n’sherbim të kauzës nacionale të Dardanisë Antike-Kosovës.

Ditëlindja e 33-të, e LDK-së, përvjetori i 33-të, i inaugurimit të shpresës nacionale për Liri e Pavarësi të Dardanisë Antike-Kosovës.

LDK-ja, aset dhe krenari kombëtare, levizje nacionale me mision historik, uragan që nuk ndalet n’këtë mision deri sa t’flitet shqip n’këto troje dhe mbi këtë tokë, përkundër sfidave dhe fortunave jetësore, ajo shtynë tutje-para kauzën kombëtare.

 LDK, levizje nacionale e cila bëri historinë dhe hyri aty si aset nacional unik i gjithë historisë kombëtare.

Rugova, njeriu-prijës, që materjalizoj n’vepër, idealet nacionale të Dardanisë Antike Kosovës.

Dr. Rugova : “Një Kosovë e lirë dhe e pavarur, e integruar n’BE dhe n’struktuarat euro-atlantike (NATO), si dhe n’miqësi t’përhershme me SHBA-të”!

Profecia e prekshme : Kosova e lirë dhe e pavarur !

Ajo që sot ka kuptimin e lirisë, ajo që sot ka emrin e pavarësisë, ajo që sot, synim ka demokracinë në Republikën e Kosovës ; ka një emër, ka një ditë & datë ; E shtunë 23 dhjetor 1989, ka një histori të shkruar në vepër nga një brez, nga një elitë e një ndërgjegjëje të ndrydhur nacionale n’Dardaninë Antike-Kosovë nga robëruesi shekullor serbo-sllav, dhe kjo është : LDK !

Ajo ditë & datë e 23 dhjetor 1989, është momenti më bazik e fundamantal në themelet e ndryshimit epokal të fateve tona, si komb & atdhe, është dita dhe data e ndarjes së epokave historike, e lindjes së  resë mbi gërmadhat e së vjetrës, e ndërgjegjësimit të artikuluar nacional në një manifest vizionar ; idealesh dhe aspirate kombëtare për liri e të drejta.

23 dhjetori i vitit 1989, momenti krucial i promovimit dhe aprovimit të vendos’shmerisë se ajkes kombëtare për të dalë në ballë të kerkesave të kohës dhe kauzës nacionale për liri dhe të drejta kombëtare të shkelura dhe dhe të nëperkëmbura deri atëherë, dhe jo vetëm…!

Ajo ditë dhe datë, mbanë vulën edhe të përmbysjës së sistemit monist dhe ideologjisë sllavo komuniste në Kosovë, përmes së cilës populli shqiptar i Dardansë Antike-Kosovë, u sundua dhe robërua në mënyrën ma të egër dhe barbare në gadi gjysëm shekulli nën krijesën e quajtur Jugosllavi AVNOJ-ane.

Profecia, idealet dhe nismetarët që i dolen zot atdheut.

Përgjegjësitë nacional-politike dhe historike të fateve tona, mori mbi supe, kush tjetër pëveq qarqeve eliteske të dijes & shkencës, njerëz të botes akademike, të fushës së artit & kulturës, njerëz të letrave në njërën anë, por edhe të kurajos e guximit intelektual, politik dhe atdhetar, të mishëruara e t’gjakuara në frymën dhe shpirtin e kombit, pse jo edhe të tillë të sakrificës sublime deri n’pëmbushjën e aspiratave dhe idealeve kombëtare për liri e të drejta.

Konteksti historik, prodhoj brezin i cili përmes LDK-së, artikuloj qartë dhe guximshëm kërkesat si imanencë e këtij konteksti historik, dhe nxori n’ballë të asaj levizje nacionale LDK-në, emruesin e imanencës, elitës dhe idalit nacional, liderin e pakontestueshëm historik, prijësin e palëkundur të asaj levizje nacionale, Kryetarin e parë të LDK-së, vizionarin dhe arkitektin e pavarësisë së Kosovës, presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.

 Filozofia largëpamëse politike, orientimi përendimor dhe stoicizmi konsekuent në arritjën e objektivave nacionale për një Kosovë të lirë e sovrane, bënë për vete ; jo vetëm gjithë shtresat e shoqërisë nacionale n’Kosovë, por edhe miqët tanë euro-përndimor n’krye me SHBA-të.

Sot dhe gjithmonë, i falemi me respekt e nderim, brezit të ri-m’këmbjës nacionale, rilindjës kombëtare, nismetarëve të levizjes nacionale për Liri & Pavarësi, themeluesve të LDK-së, n’përberje të së cilës ishin eminenca e kohës nga bota akademike & shkencore ; akademikët : Dervish Rozhaja, Idriz Ajeti, Fehmi Agani, Mark Krasniqi, pa dalluar gjithë firmëtaret-nismetarë tjerë të projektit nacional-shtetëror të Republikës së Kosovës, dhe n’veqanti, Presidentin Historik, Dr. Ibrahim Rugova.

Sot nga nismetarët dhe themeluesit e LDK-së, shumë prej syrësh janë ndarë nga jeta dhe ikën n’përjetësi duke u ngjitur n’panteonin e burrave të lartësuar për komb & atdhe, përfshi edhe Presidentin Historik Rugova, ca prej tyre i ndau jeta nga LDK-ja dhe vet projekti nacional, por neve u detyrohemi shumë për meritën dhe kontributin e çmuar n’dobi të kombit & atdheut, ngase pa kontributin e paçmueshëm të tyre, sot nuk do ishim këtu ku jemi, padyshim !

23 Dhjetori si datë dhe 33 vjetori si përvjetor, n’kontekstin aktual, është sfidë dhe test për brezin tonë, brez që shijon frytët e kontributit enorm të të lartpërmendurve dhe jo vetëm, dhe ky test shihët dhe matët me respektin dhe konsideratën tonë në këtë ditë themeltare të pëmbysjës së robërisë shekullore dhe projektit nacional për Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.

Ikja dhe shnamng’ja eventuele e akëcilit nga ky eveniment nacional-historik i klases së sotme poltike, dëshmonë vetëm injorancën dhe shpirtëngushtësinë partiake si mëndësi e mykur dhe e mbarsur me paragjykime kompleksive ; mëndësi e cila duke mos respektuar të kaluarën, dëmton rëndë të tashmën, dhe  përespektivën e brezave dhe të vendit.

Ata që nuk nderojnë sot meritoret, nuk do jenë të nderuar nesër, ngase: “Çfarë mbjellë, korr”, thot një maksimë e jona.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Berisha komenton vizitën e Mitsotakis: Mund të shkojë në çdo zonë të Shqipërisë, por…

Story i radhës

IPK-ja nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë për lirimin e imamit Mjekiqi

Të fundit nga