32 mësimdhënës u certifikuan për menaxhim dhe udhëheqje arsimore

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpjetim Bulliqi bashkë me drejtorin e Arsimit, Avni Fetahu dhe kryetarin e Sindikatave të Arsimit në Podujevë, Fadil Halimi, u kanë shpërndarë sot mësimdhënësve certifikatat për menaxhim dhe udhëheqje arsimore.

Certifikatat u janë shpërndarë 32 mësimdhënësve të shkollave të komunës së Podujevës, të cilët kanë ndjekur trajnimin Udhëheqja dhe planifikimi strategjik në Arsimin Parauniversitar. Ndërsa, 20 mësimdhënës kanë marr certifikatat për “Edukimin medial dhe rolin e tij në zhvillimin shoqëror e demokratik”.

Me këtë rast kryetari Bulliqi uroi mësimdhënësit e certifikuar, duke shprehur bindjen se përmes këtij trajnimi ata do të bëhen menaxherë të suksesshëm nëpër institucionet e arsimit fillor dhe të mesëm.

Këto trajnime kanë për qëllim ngritjen dhe zhvillimin e vazhdueshëm profesional të mësimdhënësve dhe do të shërbejnë edhe për licencën e karrierës së tyre.

Ngjarja paraprake

“Punë jo gjumë”/ Deputeti Alket Hyseni publikon pamjet e transformimit të rrugës së Lumit të Vlorës

Ngjarja e ardhëshme

Live: Sfida të nxehta, Lazio – Bayern dhe Atletico – Chelsea 

të fundit nga