31 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë vdekje në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 31 raste të reja me Covid-19 dhe asnjë rast i vdekjes. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se sot, janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.346.

Në total numri i rasteve aktive është 651.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 118 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.819.579 doza të vaksinës. Deri më sot 819.255 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./albeu.com

 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

AUV-i ndan 420 mijë euro për identifikimin e qenve endacakë

Story i radhës

Kriza energjetike/ Balluku njofton masat: Do të ketë ndërprerje ndriçimi në këto akse rrugore.

Të fundit nga