30-vjeçarit në Greqi i ndodh e papritura, hajdutë i kafshojnë dorën për një celular dhe portofol

Një 30-vjeçar në Athinë ka parë terrorin me sytë e tij kur dy hajdutë e rrahën, e kërcënuan me thikë dhe i kafshuan dorën për t’i vjedhur telefonin dhe portofolin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në qendër të Athinës. Viktima e grabitjes ka marrë fillimisht një goditje nga pas , për pasojë ka rënë në asfalt dhe ka vrarë kokën.

Më pas autorët e kërcënuan me thikë dhe kërkuan para dhe telefon.

“Pra, celular, para, celular”, tha njëri prej grabitësve në greqishte të thyer.

Autori tha se autorët nuk e flisnin mirë greqishten, që do të thotë se ishin shtetas të huaj, shkruan protothema.gr.

Viktima ua ka dhënë portofolin dhe kur nuk ka pranuar t’ua dorëzojë telefonin dhe e ka mbajtur fort, njëri prej grabitësve i ka kafshuar dorën duke e detyruar ta linte, ndërsa para se dyshja e kriminelëve të largohej, e kanë goditur me grusht në sy.

30 – vjeçari është dërguar në spitalin Gennimatas për të marrë ndihmën e parë për dorën e plagosur, ndërkohë që hetimet paraprake për rastin po kryhen nga Departamenti i Sigurimit të Kypselit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Thonjtë më verorë sapo kanë arritur të kthehen në trend

Story i radhës

Si e luftoi Kisha Ortodokse Serbe, Kishën Katolike Shqiptare

Të fundit nga