30 minuta para seancës në Kuvendin e Shqipërsië, kreu i PD-s, Sali Berisha do të mbledhë grupin parlamentar.
Mbledhja do të zhvillohet në selinë blu. Pritet që Berisha të japë një deklaratë për mediat.
“Në ora 9:30 mbledhje e grupit parlamentar në seli, salla “Azem Hajdari.” Fjala e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha do të jetë live”, thuhet në njoftim.
Sot në rendin e ditës përfshihet interpelanca me ministren e Financave Delina Ibrahimaj e kërkuar nga deputetja Jorida Tabaku.
Ndër të tjera pritet të diskutohet edhe për projektligjin “Tatimi mbi të ardhurat”.