3 persona humbin jetën nga shpërthimi në një fabrikë në veri të Iranit

Tre persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në një shpërthim në një fabrikë në provincën Mazandaran në Iranin verior.

Aksidenti ka ndodhur në pjesën lindore të qytetit të Babolit.

Sipas të dhënave paraprake, shkak i ngjarjes është bërë mosrespektimi i rregullave të sigurisë nga punonjësit e ndërmarrjes. Të gjithë viktimat janë dërguar në spital dhe gjendja e tyre vlerësohet të kënaqshme nga mjekët.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr që shkatërroi rreth gjysmën e sipërfaqes së ndërmarrjes.

Zjarri u kontrollua, dhe objektet e tjera industriale aty pranë nuk u prekën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aktorja “i vë flakën” rrjetit – shfaqet në bikini të zeza

Story i radhës

​Si të bëheni një koleg më i respektueshëm?

Të fundit nga