Nën sloganin “Luaj me më të mirët”, Videolotaria Kazinos Austria vuri në funksion fushën e sportit në shkollën fillore “Johan Hajnrih Pestaloci” në Komunën Qendër. Për rikonstruimin e saj, Videolotaria siguroi mbi 3,1milionë denarë. Drejtoresha e marketingut në Casinos Austria, Viki Çadikovska, tregoi se me këtë donacion kanë bërë të mundur që këndi i lojërave të ketë një sipërfaqe të re. Kryetari i Qendrës, Goran Gerasimovski, theksoi se pret që edhe kompanitë tjera ta ndjekin këtë shembull.
“Në lidhje me këtë donacion që janë harxhuar rreth 3 milion denarë, është mundësuar një sipërfaqe e re e gomuar, është zëvendësuar gardhi që fëmijët të bëjnë sport në mënyrë të sigurt dhe janë siguruar rekuizita sportive, që u mundëson fëmijëve të kësaj shkolle të luajnë basketboll, futboll, hendboll etj.”- deklaroi Viki Çadikovska, Drejtoreshë E Marketingut Të Video Lotarisë Kazinos Austria.
“Kemi arritur që ta bëjmë dhe ta hapim një kënd sportiv të mrekullueshëm, ku të rinjtë tanë mund të zbaviten dhe të shoqërohen. Si komunë nuk do të ndalemi këtu, do t’i thërrasim kompanitë tjera të ndihmojnë në fushën e zhvillimit.”- tha Goran Gerasimovski, kryetar i Komunës Qendër.
Burimi: TV21