3 maska ​​për flokë të thatë që duhet t’i provoni gjatë verës

Mes diellit, klorit, ujit të kripur dhe erës, vera mund të jetë jashtëzakonisht e dëmshme për flokët tuaj. Por, cila është zgjidhja? Sigurisht, maskat e flokëve të bëra vetë. Maskat jo vetëm që janë një mënyrë e shkëlqyer për t’i dhënë flokëve tuaj pak më shumë dashuri, por gjithashtu bëhen shumë lehtë në shtëpi.

Maska e flokëve me mjaltë dhe banane

Përbërësit:

1 banane
1/4 filxhan mjaltë
1/2 filxhan kos

Përgatitja:

Së pari, shtypni bananen. Ajo është plot me vitamina, antioksidantë, kalium, duke e bërë atë perfekte për rinovimin e flokëve tuaj të thatë. Më pas shtoni mjaltin dhe kosin. Aplikoni masën homogjene në flokë dhe lëreni për 30 minuta. Më pas shpëlajeni mirë.

Maska me qumësht kokosi

Përbërësit:

2 pika vaj livando
2 lugë qumësht kokosi

Përgatitja:

Qumështi i kokosit funksionon si një hidratues natyral për flokët tuaj, veçanërisht për ata që janë të brishtë, gjë që e bën atë një maskë të mahnitshme për flokët e djegur nga dielli. Përzieni vajin me qumështin e kokosit dhe më pas aplikojeni përzierjen nga rrënja deri te skajet. Mund ta mbani gjithë natën.

Maska me luleshtrydhe

Përbërësit

8 luleshtrydhe
2 lugë majonezë

Përgatitja:

Pritini luleshtrydhet dhe përzieni të dy përbërësit përpara se t’i aplikoni në flokë të lagur. Lëreni maskën për 15 minuta. Shpëlajini mirë dhe admironi flokët tuaj të shëndetshëm.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Anëtari i Shtetit Islamik dënohet me burgim të përjetshëm

Story i radhës

Konfirmohet skuadra që Griezmann do të luaj sezonin e ardhshëm

Të fundit nga