28 vjet nga marreveshja e dejtonit 655c5143eb2fc

​28 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit

November 21, 2023
1 minut lexim

Sot bëhen 28 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, e njohur si Marrëveshja e Dejtonit.

Marrëveshja u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Wright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BeH në 51 për qind në territorin e Federatës së BeH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Nënshkruesit u zotuan për të rregulluar marrëdhëniet e ndërsjella sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe dokumentet e tjera të OSBE-së, si dhe respekt reciprok për sovranitetin dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore.

Ky dokument mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300 mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u krye nga Ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

vranet dhe reshje shiu sot bien temperaturat maksimale 655c4c2866659
Story i mëparshëm

Vranët dhe reshje shiu sot, bien temperaturat maksimale

vazhdon procesi gjyqesor ndaj pjeter shales 655c58c76553e
Story i radhës

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Telekomunikacionit

17 Maj shënon përvjetorin e nënshkrimit të Konventës së parë Ndërkombëtare Telegrafike dhe krijimin e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Dita Botërore e Telekomunikacionit është festuar çdo vit më 17 maj nga viti

Horoskopi i datës 17 maj 2025

Dashi Ambicia do jete me tepricë gjatë kësaj dite. Do rishikoni edhe disa projekte që keni bërë më parë dhe do ndreqni gjithçka. Nëse keni një lidhje do keni një ditë të
ShkoLartë