26 vjet nga beteja e shkembit te gradines 6801ed8ce7cde

​26 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

April 18, 2025
1 minut lexim

Sot mbushen 26 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej SHP i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e Lajmeve KosovaPress, Radio Kosova e Lirë dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve, raporton KosovaPress.

Në këtë betejë, pikërisht më 18 prill 1999, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.

Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë qenë në këto gryka.

Po ashtu, luftëtarët që e bënë betejën e prillit 1999 kanë qenë muri i gjallë që nuk e ka lejuar ushtrinë dhe policinë serbe të depërtojë te popullata.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

dita evropiane e te drejtave te pacientit 6801ecdff23c5
Story i mëparshëm

​Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit

moti me vranesira dhe reshje shiu temperatura deri ne 24 grade 6801f2b540a43
Story i radhës

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 24 gradë

Të fundit nga

ShkoLartë