24 orët e fundit të ankthit për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin

Kanë mbetur më pak se 24 orë kur Gjykata Speciale duhet të konfirmojë apo rrëzojë aktakuzën ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Megjithatë, Gjykata Speciale ka mundësi edhe të konfirmojë aktakuzën, por mos ta bëjë publike deri pak para mbajtjes së seancës së parë.

Duke parë zhvillimet e fundit, takimet e Thaçit dhe Veselit me Ramush Haradinajn, pastaj edhe takimet e Isa Mustafës me Ramushin dhe Fatmirin, duket se vendi shumë shpejt mund të përballet me konfirmim të aktakuzës. Kjo edhe është arsyeja që vendi po përgatitet për “tronditjen e madhe”, e cila klasën politike do ta gjejë sa më të përgatitur.

Duket se Thaçi synon që të diktojë jetën politike në vend, edhe në rast se arrestohet, duke bërë kështu pazare me akterët politikë në vend. Ashtu si e ceka edhe më lart, janë disa skenarë që Gjykata mund t’i përdor në këtë rast, megjithatë duke parë zhvillimet e fundit, lëvizjet jo të zakonshme të Hashimit, gjasat janë të mëdha që t’i konfirmohet aktakuza, për të cilën ai është i vetëdijshëm. Kështu që, loja sapo ka filluar, PDK pa liderin e saj nuk e ka komoditetin për të hyrë në zgjedhje, prandaj hyrja e saj në qeveri është mjaft e mundshme, marr parasysh se edhe koalicioni qeverisës është mjaft i brishtë, mjafton një “erë” që të bie.

Ajo që pritet të jetë humbëse është AAK e Ramush Haradinajt, e cila duket se prapë mbetet e përdorur nga dy partitë më të mëdha se vet, e të cilat jo pak herë e kanë përdorur për qëllimet e veta. Megjithatë, të rikthehemi edhe një herë tek Gjykata Speciale, me Kosovën që po heshtë përpara një furtune. Pritet që 24 orët në vazhdim të jenë shumë dinamike, të gjithë sytë janë tek Gjykata Speciale, e cila mund të konfirmojë apo jo aktakuzën, apo edhe të konfirmojë, por mos ta bëjë publike. Këto 24 orë do të jenë sa 24 vite ankth për Thaçin dhe Veselin.

Ngjarja paraprake

Labinot Tahiri uron bashkëshorten me shkrimin më të ëmbël

Ngjarja e ardhëshme

Inzaghi jep lajmin e mirë për Vedat Muriqin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian