24 mijë gjoba për maskat/ Dënimet që janë dhënë nga 15 tetori, 269 të shoqëruar

Që nga 15 tetori, policia ka ndëshkuar me gjobë rreth 24 mijë qytetarë në të gjithë vendin, për mosmbajtjen e maskës.

Në mes tyre ka pasur edhe qytetarë që janë konstatuar për herë të dytë pa maskë, të cilët janë ndëshkuar me nga 50 mijë lek të vjetra. Mbajtja e maskës në ambiente të mbyllura apo të hapura, tashmë është detyrim, por së fundmi vihet re një tendencë në rritje e personave që refuzojnë t’i japin kartën e tyre të identitetit patrullave të policisë kur kjo e fundit i konstaton pa maskë.

Sipas të dhënave zyrtare të policisë së shtetit, janë shoqëruar 269 individë në komisariate për shkak se kanë refuzuar të tregojnë identitetin e tyre. Më pas u janë bërë verifikimet, janë ndëshkuar dhe më pas janë lënë të lirë.

Në pyetëm edhe qytetarët se cili është mendimi i tyre për persona që lëvizin pa maskë në rrugë.

Policia, çdo ditë ndëshkon shkelësit e rregullit për mbajtjen e maskës. Në vetëm pak minuta, në qendër të Tiranës, një patrullë ndëshkoi disa persona për mosmbajtjen e maskës, megjithatë pjesa më e madhe e qytetarëve rezulton që të jetë ndërgjegjësuar.

Ngjarja paraprake

Arrestohet një xhihadist në Athinë

Ngjarja e ardhëshme

“Kina e sheh Indinë si rivale, kërkon të zhvendosë SHBA-të”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian