22 viktima dhe 561 raste të reja me Kovid-19

Ministria e shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 561 raste të reja me KOVID-19, ndërsa janë bërë 1901 testime. Rastet janë regjistruar në Shkup-271, Kumanovë-29, Dibër-2, Shtip-19, Prilep-33, Tetovë-26, Veles-20, Strumicë-32…

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 197 pacientë të shëruar.

Për fat të keq në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i personave të cilët e kanë humbur jetën nga koronavirusi, edhe atë 22.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i pandemisë është 26954, numri i personave të shëruar 18627, i të vdekurve 919. Për momentin numri i rasteve aktive është 7408.

Ngjarja paraprake

22 viktima dhe 561 raste të reja të të infektuarve me Kovid-19

Ngjarja e ardhëshme

Prefekti i ri i qarkut të Gjirokastrës merr detyrën

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian