21 raste të reja, dy të vdekur nga KOVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë ka informuar se në 24 orët e fundit prej 773 testimeve të kryera, kanë rezultuar 21 raste të reja pozitive me koronavirus, prej tyre 5 raste janë ri-infektime. Në periudhën e njëjtë kohore janë shëruar 71 të infektuar, ndërsa sipas regjistrit ‘Termini Im’  prej  29.04 deri 01.04.2022 janë regjistruar 2 të vdekur si pasojë e kovid-19.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë, numri i të diagnostifikuarve me koronavirus ka arritur në 309.790, i të shëruarve në 299.936, I të vdekurve në 9.282, ndërsa momentalisht numri I rasteve aktive rezulton në 572. /SHENJA/

Story i mëparshëm

Dorëzohet VMRO! E pranon më në fund sa e fortë është BDI-ja

Story i radhës

Mësimi në shkolla vazhdon edhe pas 10 qershorit?

Të fundit nga