21 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

21 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 14 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 6 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq, një person në Spitalin e Pejës ka arritur që të shërohet nga koronavirusi.

“Aktualisht po trajtohen 21 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:14 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 pacientë është shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 244 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Ngjarja paraprake

Ofendoi Salah para një viti, sot vjen dënimi shembullor

Ngjarja e ardhëshme

Kina teston 10 milionë banorë për 4 ditë, asnjë i infektuar me COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian