207 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitalet e vendit

207 është numri i pacientëve të cilët po trajtohen për shkak të Coronavirusit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitale të përgjithshme.

Bazuar në raportet e datës 5 shkurt 2022, 205 nga ta janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë.

Me oksigjeno-terapi janë 149 pacientë, kurse në Mjekimet Intensive në QKUK dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 21 pacientë.

Raporti sipas klinikave:

Klinika Infektive, 66 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 16 pacientë, Klinika e Pediatrisë,7 pacientë dhe Klinika Obstetrike Gjinekologjike, 9 pacientë.

Raporti sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit,17 pacientë, Spitali i Pejës, 21 pacientë, Spitali i Gjilanit, 22 pacientë, Spitali i Gjakovës, 26 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 13 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 9 pacientë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Османи: Еден од најискусните дипломати од МНР ќе биде амбасадор во Софија

Story i radhës

Kthehet Benzema

Të fundit nga