201 gjoba për shoferët në Shkup, 46 për vozitje të shpejtë

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (22.03.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 201 gjoba, nga të cilat 46 sanksione për tejkalim të shpejtësisë, 16 gjoba për drejtim të automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për automjetet me defekte teknike dhe të paregjistruara.

“Janë shqiptuar tre gjoba për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për parakalim të paligjshëm të automjeteve, tre masa për folie të pacertifikuara (xhama të errësuar), gjashtë sanksione për moslejimin e rrugës për këmbësorët, katër masa për shofer fillestar”.

“Kontrollet e trafikut vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB.

Story i mëparshëm

“Looking Beyond” në Observatorin Astronomik në Prishtinë

Story i radhës

Valon Berisha: Ndaj Izraelit ndeshje e vështirë, por kualifikimi është i mundur

Të fundit nga