Agjencia e Statistikave të Kosovë ka publikuar statistikat për vitin 2019 sa i përket shëndetësisë në sektorin publik dhe sektorin privat.
Sipas këtij raporti, numri më i madh i lindjeve në spitalet e përgjithshme është në Prizren, pas Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Kështu numri i lindjeve në Spitalin e Prizrenit gjatë vitit të kaluar ka qenë 3 mijë e 118, derisa më së paku lindje ka pasur në Spitalin e Vushtrrisë, gjithsej 330.
Kurse në QKUK, janë regjistruar 9 mijë e 461 lindje.