184 mijë raste të reja me COVID-19 brenda një dite në SHBA

Brenda një dite, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar 184 mijë raste të reja me COVID-19, duke thyer kështu rekord që kur ka shpërthyer pandemia.

Ndërsa, viktima të këtij virusi brenda 24 orëve u bënë mbi një mijë persona, transmeton Gazeta Sinjali.
Shifra ditore e raportuar të premten, vlerësohet të jetë më e larta e regjistruar ndonjëherë në botë.

Numri i përgjithshëm i të prekurve në SHBA nga ky virus u rrit në 10.7 milionë, derisa 244 mijë njerëz kanë ndërruar jetë.

Ekspertët e huaj kanë deklaruar se menaxhimi i pandemisë, mund të lehtësohet me anë të një vaksine efektive kundër COVID-19./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Moti sot me vranësira, temperatura deri në 18 gradë

Ngjarja e ardhëshme

Lori Hoxha hapi dyert e garderobës së saj dhe të gjitha vajzat u fiksuan

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian