18 maji është afati i fundit për marrëveshje mes SASHK-ut dhe Qeverisë

Takimi i radhës mes SASHK-ut dhe Ministrisë së Arsimit nuk zbuloi asnjë detaj nëse janë përafruar qëndrimet për rritjen e pagave në arsiim dhe kopshte si dhe nëse janë përcaktuar afatet përfundimtare për lidhjen e marrëveshjeve të reja kolektive për arsimin fillor dhe të mesëm.

Nga SASHK-u thanë se një epilog më konkret presin gjatë ditës së premte kur edhe pritet të vazhdojnë negociatat.

Gjithashtu, Sindikata e Arsimit, të mërkurën, do të ketë një takim në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ku siç thuhet nga kjo ministri, do të hapet çështja e Marrëveshjes Kolektive për institucionet parashkollore, e cila skadon në qershor, si dhe çështja e pagesës së pagës për punonjësit që ishin në grevë.

Afati maksimal për zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve është 20 ditë dhe pritet të përmbyllet më 18 maj. Mësimdhënësit dhe punonjësit në çerdhe tashmë kanë kërkuar rritje prej 18.4 për qind duke refuzuar çdo ofertë tjetër të Qeverisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda BE-së

Story i radhës

Çfarë ndodhi me Roberto Baggion?

Të fundit nga