1700 policë të angazhuar për sezonin! Zëdhënësi i policisë së shtetit tregon detajet

June 23, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësi i policisë së shtetit, Gentjan Mullai tha në një intervistë për Euronews Albania se 1700 efektivë policie do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Ai theksoi se nga analiza e bërë nga policia e shtetit u arrit në konkluzionin se ishte e nevojshme një trupë e posaçme për të monitoruar hapësirën detare, por edhe në liqene dhe lumenj për të ruajtur sigurinë e pushuesve.

“Për këtë vit, për sigurinë në plazhe është ngritur polica detare, një njësi e posaçme që është bërë prezente në Vlorë 1 muaj më parë me iniciativë të kryeministrit. Kjo njësi policore përbëhet nga 105 punonjës police që janë trajnuar prej muajsh, të pajisur me 35 mjete lundruese jet ski që janë bërë dhuratë nga biznesi vendas dhe me to do kontrollojnë gjithë vijën bregdetare nga Velipoja në Ksamil.

Janë efektivët e policisë kufitare, në rrugë tokësore do jenë punonjës me biçikleta, do monitorojnë edhe vijën bregdetare për çdo lloj mjeti lundrues brenda vijës së pushuesve”, tha Mullai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dugolli: Bllokada e qeverisë ndaj Serbisë e domosdoshme, të mos konsumohen produktet e shtetit armiqësor

Story i radhës

KRU “Prishtina” njofton se do të ketë reduktime të ujit në disa zona të kryeqytetit

Të fundit nga

ShkoLartë