17 të shëruar dhe 1 rast i ri me covid-19 sot në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, 17 persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar 1 rast i ri.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga komunikimi i rregullt i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, me Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 745 raste, prej tyre 590 janë shëruar, 45 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 110 persona.

Ngjarja paraprake

Pamje/ Ky është Shkëlzen Kastrati, baba i 4 fëmijëve që u ekzekutua sot

Ngjarja e ardhëshme

Musk në mbështetje të Bitcoin, paralajmëron adoptim të gjerë të kriptomonedhës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian