14-vjeçari shqiptar bën në kokë portretin e Messit

Joti Bocerri është stilisti i flokëve më trend i momentit. Ai është bërë viral kudo, pasi ka pikturuar në kokën e 14-vjeçarit, Simon Cena, kampionin e botës në futboll, Lionel Messin.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Joti ka treguar se ju desh rreth një orë kohë për ta realizuar. Ai sakaq, tregoi se më herët ka bërë edhe personazhe të tjerë si futbollistë apo figura nga muzika e politika. Joti theksoi se kërkesat janë nga më të çuditshmet, ndërsa çmimi shkon 100 euro.

“Me makinat qethëse, me briskun dhe kur është floku i shkurtër me pak laps. I bëj për rreth një orë. Kam bërë Ronaldon, Benzeman, Mbape. Këta dy të fundit mi kanë kërkuar shumë. Këto janë edhe portrete që bëhen më shumë me nxjerr videon se maksimumi një ose dy ditë qendrojnë, se floku rritet. Unë kam studiuar në mënyrën time, nuk është se kam bërë një shkollë.

Ka pasur shumë kërkesa të çuditshme, ka pasur kërkesa funny si aktorët e filmave për të rritur, si Mia Khalifa. Kushton 100 euro se ka punë, plus do kohë. Kam bërë Taynën, Edi Ramën, Lulzim Bashën apo Ismail Qemalin”, tha ndër të tjera Joti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Onkologjia lëshon shumë shpejt në funksion aparaturën që kushtoi afër 346 mijë euro

Story i radhës

Xhaçka pas takimit me Dendias:Vullnet nga të dy palët për ta dërguar çështjen e detit në Strasburg

Të fundit nga