14 vite nga trazirat e 21 janarit berisha kam kerkuar hetim nderkombetar qe ate nate 678f9a17771dd

14 vite nga trazirat e 21 Janarit, Berisha: Kam kërkuar hetim ndërkombëtar që atë natë

January 21, 2025
1 minut lexim

Në një konferencë për media ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet për ngjarjet e 21 janarit të 14 viteve më parë, kur gjatë një proteste të organizuar para Kryeministrisë, mbetën të vrarë katër persona.

Berisha hodhi dritë mbi qëndrimet e tij dhe zhvillimet pas protestës, duke theksuar se keqardhjen për viktimat e kishte shprehur që në natën e 21 janarit 2011.

“Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur,” tha Berisha, duke i shtuar më tej se ishte shprehur gjithashtu për hetimin ndërkombëtar të ngjarjeve, kërkesë që e bëri po atë natë dhe më pas.

Kreu i PD theksoi se një hetim ndërkombëtar ishte kërkuar edhe nga disa institucione ndërkombëtare, të cilat sipas tij e kishin cilësuar protestën si një ngjarje me agjendë politike. “Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo protestë e dhunshme kishte agjendë politike,” theksoi Berisha.

Ish-kryeministri e cilësoi përdorimin politik të ngjarjes si një tentativë për të fshehur përgjegjësitë e atyre që organizuan dhe drejtuan protestën. Ai theksoi se ngjarja ishte përdorur për të përmbysur qeverinë e tij dhe për të synuar pushtetin politik. “Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike,” tha Berisha.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vlen ate qe se ka bere bdi per 20 vjet po e bejme ne brenda vitit te pare te qeverisjes 678f9569068d4
Story i mëparshëm

VLEN: Atë që se ka bërë BDI për 20 vjet, po e bëjmë ne brenda vitit të parë të qeverisjes

rugova perkujtohet si simbol i unitetit dhe pajtimit 678fa3b277363
Story i radhës

​Rugova përkujtohet si simbol i unitetit dhe pajtimit

Të fundit nga

ShkoLartë