13 të vdekur nga një sulm me bombë në Kabul të Afganistanit

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 30 të tjerë janë lënduar nga një sulm me bombë afër një qendre të edukimit në Kabul të Afganistanit, thonë autoritetet e atjeshme.

Shpërthimi në ndërtesën private, e cila ofron kurse për studentët e lartë të arsimit, ndodhi vonë pasdite, shkruan BBC.

Kjo ndërtesë zakonisht ka shumë studentë. Shumë persona janë dërguar në spital për të marrë trajtime mjekësore. Ekzistojnë dyshimet se mund të ketë numër më të madh të të vdekurve.

Nuk dihet se kush e kishte kryer këtë sulm vetëvrasës, talibanët e kanë mohuar këtë veprim.

Ngjarja paraprake

​Genoa – Inter, formacionet zyrtare, sërish ndryshime nga Conte

Ngjarja e ardhëshme

Bayerni shkatërron me lojë e rezultat Eintrachtin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian