12 viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë u raportuan të premten 12 viktima dhe 728 raste të reja me koronavirus.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tha se rastet e reja pozitive rezultojnë nga testimi i 1,827 mostrave.

Numri më i madh i tyre u konfirmua në Prishtinë: 316.

Instituti raportoi të premten edhe për 60 pacientë të shëruar nga koronavirusi.

Me këto shifra, numri total i të infektuarve në Kosovë arrin në 22,934, i viktimave në 732 dhe i të shëruarve në 15,981.

Raste aktive aktualisht janë 6,221.

Ngjarja paraprake

Sot një i shëruar në Malishevë dhe katër raste të reja me covid-19

Ngjarja e ardhëshme

RMV/ Prej nesër 150 shtretër shtesë në klinikat interne

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian