12 viktima dhe 622 raste të reja me Kovid në vend, 1 689 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 452 testime për Kovid dhe prej tyre 622 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 25 për qind e testeve të kryera.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 689 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 12 pacientë.

Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 409 991 testime dhe prej tyre 85 328 kanë rezultuar pozitivë, kurse viktimat deri më sot janë 2 571.

Për momenti aktivë me koronavirusin në vendin tonë janë 16 964.

Ngjarja paraprake

Trump reagon ndaj protestave: Ju lutemi mbështesni Policinë e Capitolit dhe zbatimin e ligjit

Ngjarja e ardhëshme

Paçarada me notën më të mirë te St. Pauli, barazojnë në udhëtim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian