11 të vdekur, 100 të plagosur numri i viktimave të aksidentit hekurudhor në Kairo

Njëmbëdhjetë njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe rreth 100 janë plagosur nga dalja tragjike nga binarët e trenit të pasagjerëve mbrëmë në veri të Kairos në Egjipt.

Katër nga vagonët e lidhur me trenin përfunduan jashtë hekurudhës mbrëmë në qytezën e Banha, konfirmuan autoritetet. Pamjet shokuese të postuara në mediat sociale tregonin vagonët e përmbysur dhe pasagjerët e tmerruar që zvarriteshin për të shpëtuar.

Treni i mbushur plot me njerëz po udhëtonte nga kryeqyteti Kairo drejt Mansoura në deltën e lumit Nil, kur ndodhi aksidenti i rëndë. Autoritetet thanë se 98 njerëz ishin marrë nga flota e ambulancave që erdhën në skenën e aksidentit, ndërsa grupet e shpëtimit kërkonin për të mbijetuar mes rrënojave.

Shumica e plagosjeve ishin të vogla me pak raste kritike, tha zëdhënësi i minsitrisë së shëndetësisë Khaled Megahed.

Tragjedia është e treta brenda një muaji në hekurudhat e Egjiptit.

Javën që shkoi 15 njerëz u plagosën nga një aksident hekurudhor në Sharqia.

Ndërsa tre javë më parë dy trena u përplasën fatalisht në qytetin Tahta pranë lumit Nil, duke vrarë të paktën 32 e duke plagosur rreth 200 udhëtarë.

Në mars 2018, Presidenti Abdel Fattah el-Sissi tha se 250 miliardë paundë egjiptianë ($14 milairdë) nevojiten për përmirësimin e sistemit të amortizuar hekurudhor.

Në vitin 2002, rreth 300 njerëz u vranë nga një zjarr që shpërtheu në një tren nate që udhëtonte nga Kairo në jug të Egjiptit.

Ngjarja paraprake

Si të përdori ujin e orizit për flokë të shëndetshme

Ngjarja e ardhëshme

Mbërrijnë në Rinas 208 mijë vaksina kineze, Manastirliu: Sonte vijnë edhe 8190 doza nga Pfizer

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian