11 maji bardhi rruga nuk eshte e lehte por per pd asgje nuk eshte e pamundur 678c161c5b504

“11 Maji”, Bardhi: Rruga nuk është e lehtë, por për PD asgjë nuk është e pamundur

January 18, 2025
1 minut lexim

Në takimin me rastin e 34 vjetorit të themelimit të PD dega Fier, nënkryetari i PD, kreu i grupit dhe Drejtuesi politk i PD për këtë qark Gazment Bardhi tha se, “qytetarët e ndershëm të Fierit gjetën kurajon për të hedhur firmën e si rrjedhojë u krijua partia jonë”.

Bardhi tha se, “në ato vite të erës së frikës së persekutimit, burgosjes, shtypjes që ndjehej gjithandej në qytetin e Fierit, qytetarë të guximshëm të Fierit gjetën kurajën për të hedhur firmën e për rrjedhojë gjetën kolonën dhe u ngrit Partia Demokratike e Shqipërisë”.

Bardhi: Themelimi i PD nuk ishte thjesht një tentativë për një formacion të ri politik, por mëshirimi i kurajës njerëzore për tu ngritur për ndryshim, për t’u ngritur për një jetë më të mirë, për një aspiratë që do të transformonte Shqipërinë dhe jetën e shqiptarëve për mirë.

Sot është një ditë krenarie për secilin prej nesh, që jemi pjesë e këtij formacioni politik, por më shumë se kaq është një ditë një moment mirënjohje për ata burra dhe gra, që me kurajën e tyre në janar të 1991 themeluan një forcë politike e cila lindi si një momentum për të ndarë rrugën e Shqipërisë nga rruga e errët ku e kishte future regjimi komunist.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

punojne por mezi ia dalin familja osmani me 4 femije rrefen veshtiresite e jetes 678c114dccc4e
Story i mëparshëm

Punojnë, por mezi ia dalin! Familja Osmani me 4 fëmijë rrëfen vështirësitë e jetës

kurti aleancat perendimore jane shinat e binareve te ardhmerise 678c1fbbcc3fa
Story i radhës

Kurti: Aleancat perëndimore janë shinat e binarëve të ardhmërisë

Të fundit nga

ShkoLartë