10-vjeçari nga Polonia bie nga kati i tretë i hotelit në Durrës, në gjendje të rëndë për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës pranë “Shkëmbit të Kavajës. Një fëmijë 10-vjeç nga Polonia ka rënë nga kati i tretë i një hoteli.

I mitur është dërguar me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. 10-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht ndërsa ndodhej në ballkonin e hotelit.

Njoftimi i policisë:

Rreth  orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mirsa ndan foton më të mirë me bashkëshortin në dasmë

Story i radhës

​Ngjarjet e datës 8 gusht

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish