10 pyetje që mund të bëni në takimin e parë

Nëse keni frikë se takimi i parë me një person do të jetë i mërzitshëm këto janë 10 pyetje që mund të bëni për të gjallëruar bisedën e për ta ngacmuar atë. Të tilla pyetje ju ndihmojnë ta bëni takimin tuaj sa më interesant, por dhe të zbuloni më tepër për personin që keni përballë dhe që doni të krijoni një marrëdhënie. Kujdes jo të gjitha pyetjet mund të bëhen.

Pyetjet në lidhje me martesën apo sa fëmijë dëshiron të kesh, shmangni për një takim tjetër, pasi konfliktet dhe zënkat që në takimin e parë mund t’ju lenë një shije të keqe ose më keq akoma t’ju largojë nga njëri-tjetri akoma pa filluar.

1. Si e imagjinoni veten në pesë vjet?- Përgjigja do tregojë shumë mbi pritshmëritë e tij  për të ardhmen. Nëse ai flet vetëm për karrierën dhe paratë, atëherë ju presin shumë mbrëmje dhe fundjava të vetmuar dhe pa të.

2. A je supersticioz?- Në këtë rast nuk është mirë t’i japësh një kotele krejt të zezë: më mirë një bri koral të bukur.

3. Si është jeta perfekte për ju?- Kjo është gjithashtu një pyetje zbuluese: ne mund të mos zbulojmë perspektivat e tij reale, por të paktën do të zbulojmë dhe nëse ai preferon të pushojë në det apo në mal.

Papa të rinjve: “Duhet guxim për t’u martuar dhe nënat duhet t’i lënë fëmijët të largohen”

4. Kush është personi që ka më shumë rëndësi në jetën tuaj? -Kujdes: nëse në moshën 30 vjeç e lart ai ende flet për nënën e tij, ia vlen të mendoni seriozisht.

5. Çfarë vlerësoni më shumë tek shoku juaj më i mirë? -Një mënyrë tjetër indirekte për të zbuluar shumë gjëra rreth tij. Megjithatë, më mirë nëse biseda për miqtë do të ishte prezantuar më herët.

6. Mendon se je një person i lumtur?- Kjo është një pyetje me njëqind milionë pyetje, e cila tregon shumë për një person. Le ta hedhim në tavolinë dhe të shohim se çfarë do të na nxjerrë ai nga jeta e tij.

7. Sa vjeç ishit kur nisët të dilni me vajza?- Një mënyrë indirekte, duke e marrë larg, për të futur temën e dashurisë.

8. Jeni akoma miq me ish-et tuaj? -Një pikë tjetër kritike, që duhet trajtuar me kujdes maksimal: meshkujve zakonisht nuk u pëlqen të flasin për ish-et e tyre, veçanërisht në fillim të një lidhjeje të re.

9. A beson ne dashuri? -Përgjigja do të duhet të jetë një po e këndshme, pa hezitim.

10. Cila është ajo që e bën një marrëdhënie vërtet të mirë?- Edhe këtu çështja është delikate, për t’u trajtuar vetëm nëse kushtet e lejojnë. Megjithatë, kjo është pika thelbësore: ne gjithashtu duam të dimë menjëherë se cfarë mendon ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja Kushi e kënaqur me rezultatet e Biologjisë: Kemi garantuar vlerësim të drejtë bazuar në meritokraci

Story i radhës

Parandalohet konflikti në Malësi të Madhe/ I riu qëllon me armë zjarri në ajër pas sherrit me xhaxhain për motive pronësie

Të fundit nga