10 muaj i martuar me 14 vjecaren arrestohet 34 vjecari ne divjake prinderit djali nuk e mori me zor e dinim per 17 659fffb766a8f

10 muaj i martuar me 14-vjeçaren, arrestohet 34-vjeçari në Divjakë – Prindërit: Djali nuk e mori me zor, e dinim për 17

January 11, 2024
min lexim

Një djalë 34-vjeçar është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Aranit Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq të Bashkisë Divjakë.

Ai ishte martuar me një të mitur dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës ditën e sotme atij i janë vënë prangat.

Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34-vjeçarin.

Pas arrestimit, prindërit e djalit tregojnë se ata i kishin bërë dasmë dhe nusen e kishin në shtëpi. Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe erdhi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bën dasmë.

Që nga kjo ditë 14-vjeçarja jetonte me burrin dhe 2 prindërit e tij. Sipas Bukurie dhe Agron Arapit, ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14 vjeçe, por 17.

“Ajo i tha që ishte 17 vjeçe. Unë e kam marrë në Gusht vesh që ajo ishte 14”, tha Agim Arapi, babi i të arrestuarit.

“Moshën e vërtetë nuk e dinim. Djalit i kishin thënë 17. Ta dija që është 13 e kisha ashtu tha”, u shpreh Bukurie Arapi, nëna e të arrestuarit.

Megjithatë që nga koha kur 14-vjeçarja iku nga shtëpia, prindërit e saj e denoncuan në polici. Dy familjet kanë pasur probleme me njëra tjetrën, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë.

“Kemi nga 15 Marsi i 2023. Dasmën e kam bërë në Gusht. M’u krijua mundësia thashë t’i gëzoja. Pyeta prindërit e saj, ai tha nuk ke punë me vajzën time ta marrësh nuse. Presioni i parë. Unë po bëj gëzim në shtëpi time. Në atë kohë i bëjnë presion nuses, goca sëmuret, në spital në Divjakë 4 ditë rresht në agoni. Ata në polici. Vjen policia merr çunin. Nusja ka qëndruar me dëshirë. I thamë që në fillim kur vajtëm. Ajo tha do vij me ju. Kam bërë deklaratë në polici tha nuk ndahemi. O mik, dakord. Dakord tha. Do bëhemi miq? Do bëhemi. Trashëgohen jetë të lumtur. Vajza ishte në klasë të 7, e la shkollën”, tha Agim Arapi, babai i të arrestuarit.

Pas arrestimit të 34-vjeçarit, nusja minorene është larguar nga banesa e burrit dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia, por nuk dihet vendndodhja e saj. Gjatë arrestimit të djalit, kanë qenë prezent edhe prindërit e vajzës.

“Kërkoj drejtësinë time pse të më hyjnë kështu te shtëpia dhe pse të m’i bëjnë djalit kështu. Djali me zor nuk e mori. Atë i thashë dhe dje atij. Djali nuk e mori me zor. Çfarë qe kjo kështu?”, shprehet ndër të tjera nëna e të arrestuarit.

MARKETING

RENT A CAR

vrasja e 2 vjecares nga babai keto jane detajet 659ffe55f177b
Story i mëparshëm

Vrasja e 2-vjeçares nga babai – Këto janë detajet

a duhet ti kerkoni mysafireve te heqin kepucet te dera 65a002feb54e4
Story i radhës

A duhet t’i kërkoni mysafirëve të heqin këpucët te dera?

Të fundit nga

Horoskopi i datës 22 maj 2025

Dashi Gjatë gjithë kësaj dite mund t’iu dalin edhe pengesa, por nuk duhet të dorëzoheni asnjëherë. Nga ana tjetër ecni gjithmonë me planifikim dhe nuk do gaboni. Perspektivat për ju të dashuruarit
ShkoLartë