1 vjetori i qeverisë Kurti, këto janë sukseset dhe dështimet e saj!

March 22, 2022
min lexim

Qeveria Kurti 2 ka bërë një vit që nga koha kur filloi punën, pas rezultatit historik të saj me mbi 52 % të votave, gjë që nuk kishte ndodhur më parë në skenën tonë politike, që nga paslufta. Matja e punëve të mira apo dështimeve bëhet vetëm në bazë të rezultateve konkrete, dhe absolutisht jo në bazë të tifozëve të atyre që janë pro apo aty kundër.

Ka edhe nga ata që janë dëshpëruar nga qeveria Kurti, e që kanë pritur më shumë. Gjithsecili ka të drejtën për të qenë i kënaqur apo jo, por ritheksoj prapë se puna apo dë shtimi matet vetëm me rezultate. Rezultate apo jo janë gjëra të dukshme dhe s`ka nevojë për ndonjë talent të veçantë për një gjë të tillë . Të theksojmë se ndër arritjet e qeverisë Kurti 2 janë: Miratimi i koncept-dokumentit për çështjen e pasurisë së pajustifikuar, shkollimi i lartë pa pagesë, anulimi i shumë tenderëve, ç`kapja e bordeve nga politika, ndihmë për lehonat dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeçare, subvencionimi deri ne 500 euro për ari për fermerët, aksionet e policisë në raste të renda korruptive, dhe mbi të gjitha kjo qeveria nuk ka asnjë aferë korruptive për një vit të saj, gjë që nuk kishte e ndodhur me asnjë qeveri që nga paslufta.

Krahas saj natyrisht ka pasur edhe ngecje, e të cilat disa edhe jo për fajin e saj, gjithsesi renditën në mesin e “ dështimeve” të saj. Fillimisht duhet theksuar se ka ngecje në bisedimet me Serbinë , gjë e cila edhe pengon Kosovën në rrugën e saj me liberalizim të vizave, e të cilat vazhdojnë të mbajnë padrejtësisht qytetarët e Kosovës të izoluar nga bota. Mungesa e njohjeve, mund të konsiderohet dështim, pavarësisht arsyeve që mund të jepen, mungesave e hapave të shpejtë në gjendjen në të cilën ndodhemi shton pakënaqësitë me qeverinë Kurti. Rritja e çmimeve në njërën anën dhe në anën tjetër mos miratimi i ligjit të pagave, refuzimi për tërheqje të Trustit, apo mungesa e një alternative tjetër është dështim për qeverinë, në vend të të bërit sehir të gjendjes duhet të ishin bërë hapa konkret në këtë drejtim. Jo pa qëllim.

Krejt në fund duhet theksuar se me qeverinë Kuri për herë të parë Serbia mësoi si duhet bindur urdhrave të institucioneve të vendit me mos lejimin e mbajtjes së referendumit në Kosovë, të cilën gjë Serbia nuk e kishte problem t’i mbante duke shpërfill institucionet e vendit. Në përgjithësi, qeveria Kurti ka rezultatet më të mira që ka pasur një qeveri në vendin tonë, pavarësisht dështimeve që i cekëm, me shpresën që në përvjetorin e saj të dytë do të radhitën në mesin e sukseseve, gjë që është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, pavarësisht bindjeve dhe animeve partiake.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Superjahtet e miliarderit rus Abramovich sulmohen nga të rinjtë ukrainas në Turqi

Story i radhës

Tërhiqet Vuçiç: Serbët e Kosovës mund të votojnë në Serbi

Të fundit nga

ShkoLartë