“1/3 e shqiptarëve që kanë braktisur vendin nga regjimi i Ramës”, Berisha: Partnerët tanë nuk kanë bërë asnjë deklaratë për ta

min lexim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë nuk kanë bërë asnjë deklaratë për një të tretën e shqiptareve që kanë braktisur vendin nga regjimi i Edi Ramës.

Berisha tha para simpatizantëve të tij se me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, por Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë.

Deklarata e plotë:

Qytetarë dhe qytetare, çfarë kërkojme ne?

Ne kërkojmë të çlirohemi nga kjo vjedhje e tmerrshme.

Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata të cilët përdorin taksat për të rrëmbyer votën.

Ne kërkojmë të çlirohemi nga ata kriminelë të Spakut me në krye Altin Dumani, që ndryjnë në katastrofë dosjet e krimit monstruoz elektoral.

Na thoni pak ju dumanistë që mbroni Dumanin, dosja 137 është krim monstruoz elektoral apo jo?

Na thoni pak, dosja 184, është krim monstruoz elektoral apo jo?

Na thoni pak, Shkodra në pushtimin e vrasësve serialë është krim elektoral apo jo?

Shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Me Edi Ramën, me Dumanin, mbështetësit e tyre, Shqipëria nuk bëhet kurrë, Shqipëria zhbëhet gjithnjë e më shumë.

Sot është koha e guximit qytetar, sot është koha e zemërimit qytetar, sot është koha e dinjitetit qytetar, e ndershmërisë së qytetarëve.

Edhe njëherë ftoj shqiptarët në të katër anët e këtij vendi, kudo që janë, të shtrojnë një pyetje dhe vetëm një pyetje partnerëve tanë: po si ka mundësi zotërinj të nderuar që keni bërë dhe bëni me dhjetëra e qindra deklarata, por nuk keni një deklaratë për një të tretën e shqiptarëve që braktisën Shqipërinë nga në regjim armiqësor i Edi Ramës.

Na thoni pak, nuk do kërkoja kurrë një gjë të tillë po të mos ishte një zinxhir i pafundëm deklaratash.

Na thoni pak në cilin komb në Europë kanë ikur kështu? Sirianët që nuk janë në Europë, në luftë civilët. Afganët se u erdhën mullahët.

Shqiptarët ikin nga narkoshteti i drogës, nga vjedhjet e tmerrshme.

Ndaj dhe shqiptarë, merrni fatin në duart tuaja.

Shqiptarë, shpëtoni Shqipërinë nga kthetrat e këtij krimi monstruoz.

Story i mëparshëm

Drejt fundit shpronësimet e projektit Korridori 8

Story i radhës

Konflikti Iran-Izrael, shefi i OKB-së: Ndaloni hakmarrjet

Të fundit nga