1.085 të infektuar me koronavirus dhe 12 viktima në 24 orët e fundit

1.085 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, që është dhe shifra më e lartë e regjistruar deri më tani që nga shpallja e pandemisë. I lartë është edhe numri i të shëruarve. Gjithsej 283 persona e kanë fituar betejën me virusin Korona, ndërsa në 24 orët e fundit 12 persona kanë ndërruar jetë. Janë kryer gjithsej 3 294 teste, edhe ky një tjetër rekord për sa i përket testimeve.

Që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostikuar 31.572 persona, prej të cilëve 20.731 janë shëruar, ndërsa 994 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin vendi regjistron 9847 raste aktive me Covid-19.

Burimi: alsat.mk

Ngjarja paraprake

Suzana Ujkiq në pozicion ofsajd në Istog, ‘mos me prek oj vajzë...’

Ngjarja e ardhëshme

Rriten vlerat e Vedat Muriqit dhe Mërgim Vojvodës pas kalimit në Serie A

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian