​Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në Lipjan

Policia e Kosovës ka konfiskuar sot gjatë një operacionit të bastisjes në Dobrajë të Lipjanit disa aparate për prodhimin e valutave digjitale.

Siç thuhet në një komunikatë për media, me këtë rast janë ftuar edhe zyrtarët doganor, të cilët kanë proceduar më tej me rastin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave në gjithë territorin e Kosovës.

Kriptovalutat janë monedha digjitale ose virtuale, të krijuar për të funksionuar si një mjet këmbimi. Ato përdorin kriptografinë për të siguruar dhe verifikuar transaksionet, si dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja të një kriptovalute të caktuar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Meçe: Besimi i demokratëve te Berisha ka rënë, nuk ka të ardhme, pasi është thyer me SHBA-të

Story i radhës

Petrovska: Zotohemi për zgjidhjen diplomatike të çështjes ukrainase

Të fundit nga