​A do të luajë Neymar kundër Real Madridit? Përgjigjet Pochettino

Ndërsa përballja e ardhshme e Paris Saint-Germain në raundin e 1/16-të të Ligës së Kampionëve me Real Madridin është vetëm disa javë larg, ka një interesim të madh për sulmuesin brazilian Neymar dhe atë nëse ai mund të jetë i disponueshëm për këtë ndeshje.

Neymar është jashtë fushës që kur pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës në ndeshjen e PSG-së kundër Saint-Etienne në nëntor. Klubi francez së fundi ka bërë të ditur se sulmuesi ka marrë pjesë në seancat stërvitore individuale.

Për trajnerin e PSG-së, Mauricio Pochettino, ka shpresa që braziliani të jetë i disponueshëm për ndeshjen e muajit të ardhshëm kundër skuadrës së La Ligës.

“Ne nuk e dimë ende, shpresojmë se po, duhet të ndjekim rikuperimin e tij, ai duhet të vazhdojë të vrapojë javën e ardhshme. Shpresojmë që ai të jetë atje”, vazhdoi trajneri argjentinas.

PSG do të ketë disa ndeshje kyçe përpara ndeshjes me Real Madridin në fazën eliminatore në Ligën e Kampionëve, duke përfshirë takimin në fazën eliminatore të Kupës së Francës me Nice.

Neymar deri më tani është paraqitur në 10 ndeshje në ligë të luajtura deri më tani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Uashingtoni shqyrton alternativat lidhur me situatën në Ukrainë

Story i radhës

Geldis Nano porosi vartësve: Të parandalohen krimet, masa dhe për kultivimin e kanabisit

Të fundit nga