​Zyrtare, Portugalia publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars

Portugalia fillon udhëtimin e saj drejt Kupës së Botës 2022 në Katar. Trajneri Fernando Santos ka publikuar listën e 25 lojtarëve të thirrur për ndeshjet kualifikuese kundër Azerbajxhanit, Serbisë dhe Luksemburgut.

Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës do të debutojnë më 24 Mars kundër Azerbajxhanit në Torino. Ndeshja, e planifikuar fillimisht në stadiumin ‘José Alvalade’ në Lisbonë, do të luhet në “Allianz Stadium” për shkak të kufizimeve në fluturimet nga dhe në Portugali, siç komunikohet nga federata lusitaniane.

Dy ndeshjet e tjera të planifikuara do të zhvillohen më 27 Mars në Beograd dhe më 30 Mars në qytetin e Luksemburgut.

Portierët: Anthony Lopes (Olympique Lyon), Rui Patrício (Wolverhampton Wanderers FC) and Rui Silva (Granada CF);

Mbrojtësit: João Cancelo (Manchester City), Cédric Soares (Arsenal FC), Domingos Duarte (Granada CF), Pepe (FC Porto), José Fonte (LOSC Lille), Rúben Dias (Manchester City), Raphael Guerreiro (Borussia Dortmund), Nuno Mendes (Sporting CP);

Mesfushorët: Danilo Pereira (PSG), João Palhinha (Sporting CP), Rúben Neves (Wolverhampton Wanderers FC), João Moutinho (Wolverhampton Wanderers FC), Bruno Fernandes (Manchester United FC), Renato Sanches (LOSC Lille) and Sérgio Oliveira (FC Port);

Sulmuesit: Bernardo Silva (Manchester City FC), Pedro Neto (Wolverhampton Wanderers FC), Diogo Jota (Liverpool FC), Cristiano Ronaldo (Juventus FC), Rafa Silva (SL Benfica), João Félix (Atlético Madrid) and André Silva (Eintracht Frankfurt). 

Ngjarja paraprake

Mick: I kënaqur nga ambientimi me makinën

Ngjarja e ardhëshme

BE do të marrë 10 milionë doza shtesë të vaksinës BioNTech-Pfizer

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian