​Zhuri: MSh të investojë më shumë në shërbime kirurgjike

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës po i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të investojnë më shumë në shërbimet kirurgjike. Sipas tyre, shumë mjekime po bëhen jashtë vendit dhe kështu po dëmtohen edhe qytetarët por edhe buxheti i shtetit.

Në ditën e tretë të Kongresit të Parë Klinik, bashkëkryesuesi i kongresit, Osman Zhuri thotë se ky kolegj është formuar para dy vitesh dhe është e vetmja në Evropën Lindore.

Zhuri:Kjo është një përvojë që po na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Kjo është një përvojë që po na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu falënderuar profesorit Rifat Latifi. Në aktivitetet tona filluam në këtë kongres të madh, ku kemi mbi 800 të regjistruar. Përkundër situatës së pandemisë. Kongresi mbahet në formën hibride, qe mbahet edhe virtualisht edhe me pjesëmarrje fizike”, thotë ai.

Më tej, thekson për KP se qëllimi i këtij kongresi është ngritja e kualitetit të shërbimit kirurgjik.

Zhuri:të shkojmë në hap me trendet bashkëkohore në shërbimet kirurgjike

“Qëllimi është thjesht të kemi ngritje të kualitetit të shërbimit kirurgjik në Kosovë. Si objektivë kemi realizimin dhe të shkojmë në hap me trendet bashkëkohore në shërbimet kirurgjike”, shton ai.

Zhuri i bën thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që të investojnë më shumë në këtë lëmi.

Zhuri: I bëjmë thirrje MSh-së që të investojë në këtë lëmi

“Ne ende ballafaqohemi me probleme dhe i bëjmë thirrje MSh-së që mos te na harrojnë të investojnë në këtë lëmi. Arsyeja është që shumë mjekime bëhen jashtë vendit. Përveç karakterit njerëzor, human e ka karakterin edhe ekonomik. Me vet ngritjen e kualitetit të shërbimit kirurgjik do të ndalet mjekimi jashtë vendit dhe do të ketë impakt edhe në buxhetin familjar por edhe në buxhetin e MSh-së, respektivisht buxhetit të qeverisë”, thekson Zhuri.

Kongresi i Parë Klinik po organizohet nga Kolegji u Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës. Gjatë ditës po mbahen panele me kirurgë ndërkombëtarë, vendorë dhe të rajonit.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Ronaldo kthehet në formacion

Ngjarja e ardhëshme

Rihanna mbahet me kujdes nga truproja nën çadër që të mos laget nga shiu

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian