​Zbulohet sekreti: Angelina Jolie po shkruan një libër mbi të drejtat e njeriut

Të rinjtë e sotëm janë të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar, por shumë po luftojnë me dezinformimin që marrin nga të rriturit, tha aktorja.

Koha e kaluar në karantinë me gjashtë fëmijët e saj, për aktoren e Hollywood-it Angelina Jolie ka qenë shumë produktive. Përveçse ka shkruar një ese, duke punuar në promovimin e një filmi të ri, por gjithashtu duke u siguruar që fëmijëve nuk u mungon asgjë në këtë kohë pandemie, Angelina ka pasur një bashkëpunim interesant me “Amnesty International”.

Siç zbuluan drejtuesit e kësaj organizate humanitare për të drejtat e njeriut në profilin zyrtar në Instagram të “Amnesty International”, aktorja hollivudiane dhe aktivistja e madhe po punon me ta në një libër të ri.

Libri pritet të dalë në treg në shtator të vitit të ardhshëm, me titull ‘Know Your Rights (And Claim Them)’, i cili ka për qëllim që të rinjtë të kuptojnë se cilat janë të drejtat e tyre themelore të njeriut.

“Të rinjtë e sotëm janë të angazhuar dhe të gatshëm për të luftuar, por shumë luftojnë me dezinformimin që marrin nga të rriturit, mungesën e vetëdijes për të drejtat e tyre, si dhe mungesën e njohurive se si t’i përdorin të drejtat e tyre, duke i zbatuar ato në vendin dhe rrethanat në të cilat jetojnë. Ne duhet t’u japim atyre mjetet për t’i forcuar ata për luftën dhe për t’i forcuar ato”, tha Angelina Jolie.

Ngjarja paraprake

Turqia raporton 1.958 raste të reja dhe 1.424 të shëruar nga COVID-19

Ngjarja e ardhëshme

Radhë të gjata “për një copë bukë” në Beograd

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian