​Yjet e Amerikës Jugore të pandalshëm

Mbrëmë, në Afrikën Jugore janë luajtur ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022 e cila mbahet në Qatar. Skuadrat si Brazili, Argjentina dhe Uruguaji i janë kthyer fushave të blerta ku që të tri këto skuadra shënuan fitore.

Brazili kishte kundërshtar Bolivinë të cilën e deklasoi me rezultat të thellë 5:0. Listën e golashënuesve e hapi lojtari i PSG, Marquinhos ku pas tij realizatorë ishin edhe sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino i cili shënoi dy gola, lojtari i Bolivisë, Jose Carrasco që shënoi në portën e tij dhe së fundmi ylli i Barcelonës, Philippe Coutinho.

Ndeshja tjetër interesante ishte edhe ajo mes Uruguajit dhe Kilit, ku Kombëtarja e Luis Suarez triumfoi me rezultat të ngushtë 2:1. Golashënues për Uruguajin ishin Suarez në minutën e 39’ nga pika e bardhë dhe Gomez goli i të cilit ia fitoi Uruguajit 3 pikë. Për Kilin në listën e golashënuesve ishte vetëm Alexis Sanchez me golin e vetëm në minutën e 54’.

Së fundmi, një lojë tjetër e bukur ishte edhe ajo mes Argjentinës dhe Kombëtares së Ecuadorit ku rezultati përfundimtar ishte 1:0 me golin e vetëm të kapitenit Lionel Messi nga penalltia në minutën e 13’.

Kualifikimet për Botëror do vazhdojnë me ndeshje shumë interesante ku argjentinasi Messi pret që të kualifikohet kombëtarja e tij dhe ndoshta në fund ta fitojë trofeun e madh të Kupës së Botës, që është trofeu i vetëm që Messi nuk e ka në kabinet.

Ngjarja paraprake

Policia arreston dhjetëra demonstrues në qytetin rus Khabarovsk

Ngjarja e ardhëshme

Ky është vendi ku u plagosën dy persona në Pejë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian