​Xhafer Gashi uron për Ditën e Veteranëve: Kjo ditë të shërbejë si thirrje për realizimin e idealeve

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me rastin e 30 dhjetorit – Ditës së Veteranëve, ka thënë se në këtë ditë përkujtohen me krenari dhe respekt luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave, shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Duke uruar këtë ditë për të gjithë bashkëluftëtarë, kryetari Gashi, ka kërkuar që kjo ditë të shërbejë si thirrje për realizimin e idealeve të atyre që ranë për liri.

“Kjo ditë sjellë në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, aty ku nisi rrugëtimi i lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit. Veteranët e luftës së UÇK-së, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrificës dhe luftës së pastër për liri, që meritojnë dhe do ta kenë respektin e përhershëm ndër breza dhe kjo ditë le të shërbejë si thirrje që të vazhdojmë të punojmë së bashku në realizimin e idealeve të atyre që ranë për çlirimin e vendit”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Sot, në kushte normale, do të ishim bashkë për të shënuar, Ditën e Veteranit, ditën tonë të përbashkët, si rrjedhojë e situatës me pandemi, po e shënojmë të ndarë por më të bashkuar se kurrë, duke kujtuar me krenari dhe respekt luftëtarët shqiptarë të të gjitha kohërave, shokët e rënë, lavdinë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo ditë sjellë në kujtesën tonë edhe betejën e parë të familjes së komandantit legjendar Adem Jashari, aty ku nisi rrugëtimi i lirisë, pavarësisë dhe shtet-ndërtimit!

Veteranët e luftës së UÇK-së, dëshmorët dhe heronjtë e saj, janë shembull i sakrificës dhe luftës së pastër për liri, që meritojnë dhe do ta kenë respektin e përhershëm ndër breza dhe kjo ditë le të shërbejë si thirrje që të vazhdojmë të punojmë së bashku në realizimin e idealeve të atyre që ranë për çlirimin e vendit!

Bashkëluftëtarë e miq, Urime kjo ditë e veçantë-Dita e Veteranit!

Ngjarja paraprake

Liverpooli dhe Evertoni ndeshjet si vendas i luajnë me dyer të mbyllura

Ngjarja e ardhëshme

Turqia do të lançojë satelitin 5A në fillim të javës së ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian