​Telashe serioze për Ronald Koeman, humb dy yjet e skuadrës për së paku dy muaj

Gerard Pique pësoi dëmtim në ligamentit e gjurit gjatë humbjes të së shtunës 1:0 ndaj Atletico Madridit, ka konfirmuar skuadra katalanase.

Pique mori një goditje fatale në “Wanda Metropolitano” pasi Angel Correa bëri një ndërhyrje të ashpër në këmbën e tij të djathtë.

Të shtunën vonë, Barça njoftoi se qendërmbrojtësi me përvojë kishte pësuar një ndrydhje dhe analiza e mëtejshme zbuloi dëmtime të ligamenteve të brendshme anësore dhe të përparme.

“Testet e kryera sot kanë treguar se Pique ka një shtrembërim të shkallës së tretë në ligamentin e brendshëm anësor dhe dëmtim të pjesshëm të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e tij të djathtë. Rikthimi i lojtarit varet nga evolucioni i shërimit të tij”, thuhet në deklaratë.

Megjithëse Barça nuk pranoi të vendoste një afat kohor për shërimin e Pique, gazeta katalanase “Sport” raportoi se varet shumë nëse kërkohet ose jo ndërhyrje kirurgjike në këmbën e lojtarit

Një lëndim i tillë do të ndikojë në një mungesë prej dy muajsh për mbrojtësin spanjoll dhe nëse ai i nënshtrohet operacionit, ndalesa mund të shkojë deri në gjashtë muaj.

Ky nuk është lajmi i vetëm i keq për trajnerin Ronald Koeman, i cili gjithashtu do të jetë pa shërbimet e Sergi Roberto për dy muaj për shkak të lëndimit të muskulit të kofshës.

Ngjarja paraprake

ALI AHMETI: 22 nëntori i Manastirit ka të njëjtën peshë me 10 qershorin e Prizrenit dhe 28 nëntorin e Vlorës

Ngjarja e ardhëshme

Merkel 15 vjet në pushtet, Zaev uron kancelaren gjermane

të fundit nga