​Slloveni: Hyrja në vend është e ndryshme sipas vaksinave që merren

Sllovenia ka marrë një vendim i cili e trajton hyrjen në vend ndryshe, duke marrë parasysh llojin e vaksinës që merr udhëtari.

Dino Kozlevac, kreu i Shtabit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Istria, shpjegon se ai që mori vaksinën Moderna mund të hyjë në Slloveni 14 ditë pas vaksinimit.

Ata që morën vaksinën AstraZeneca mund të hyjnë 21 ditë pas vaksinës së parë dhe vaksinën Pfizer shtatë ditë pas vaksinimit të dytë, shkruan e përditshmja Glas Istre.

“Ata që u shëruan pas prekjes me COVID-19 mund të hyjë në Kroaci dhe Slloveni me një certifikatë mjekësore që është e vlefshme për gjashtë muaj. Prandaj, ata që e kapërcyen atë dhe që u vaksinuan nuk duhet të kenë një test negativ, si dhe qytetarët kroatë që shkojnë zyrtarisht në Slloveni, për siguri, mbrojtje civile dhe punë shëndetësore”, tha Kozlevac, raporton Index.hr.

Sllovenia ka forcuar masat kufitare që nga e premtja: migrantët ditorë, pra nxënësit mbi 13-vjeç dhe ata që punojnë në ndërmarrjet sllovene, duhet të kenë një test negativ antigjeni që nuk është më i vjetër se shtatë ditë. Pas skadimit të asaj periudhe, testi i antigjenit duhet të përsëritet, dhe që, sipas Kozlevac, mund të bëhet në Umag, Porec dhe Buzet.

Personat që transportojnë studentë dhe ata që përdorin shërbime shëndetësore në Slloveni duhet gjithashtu të bëjnë një test antigjeni dhe do të paguajnë për testet me paratë e tyre. Të gjithë të tjerët që udhëtojnë në Slloveni për një arsye të justifikuar duhet të kenë një test PCR.

Nga ana tjetër, personat në transit, nuk duhet të kenë një test ose ndonjë certifikatë kur hyjnë në Slloveni.

“Këta pasagjerë duhet të shohin se çfarë kërkon shteti, destinacioni përfundimtar për të cilin po udhëtojnë, qoftë Italia, Austria apo ndonjë vend tjetër. Në kufi të pyesin se ku po shkon. Për Triesten? Në rregull, ata të lënë të shkosh, por nëse të gjejnë se jeni ndalur në Slloveni, ti do të paguash gjobën. Pra, duhet të largoheni nga Sllovenia në rrugën më të shkurtër “, shpjegon Kozlevac.

Vendimi i autoriteteve sllovene në kufi do të jetë i vlefshëm të paktën deri më 2 prill.

Ngjarja paraprake

Derisa vinte në pah të pasmet e bujshme, Khloe shfaq edhe unazën gjigante prej diamanti

Ngjarja e ardhëshme

Basha me të rinjtë në Elbasan: Me planin e PD për universitetet, do të keni përgatitje si bashkëmoshatarët tuaj europianë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian